Reagimi mbështetës nga Rama, Veliaj: U surprizova për mirë, zhgënjeu të gjithë ata që u eksituan nga teoritë e konspiracionit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj komentoi në ABC News reagimin e kryeministrit Edi Rama në mbështetje të qëndrimit të tij për zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës.

Veliaj deklaroi se të gjithë ata që u eksituan nga teoritë e konspiracionit u zhgënjyen nga reagimi i kryeministrit që dëshmoi se ata mendojnë njësoj. Veliaj u shpreh se u surprizua për mirë dhe e vlerësoi këtë mbështetje nga ana e kryeministrit që është dhe kapiteni i skuadrës që ka bërë transformimin e vendit.

”Të gjithë ata që u eksituan nga kjo teori konspiracioni u zhgënjyen nga reagimi i kryeministrit që dëshmoi se mendojmë njësoj. Ne themi, ne jemi skuadër politike, trasnformuese që hap 1001 kantiere, por nëse një kantier ka një problem nuk jemi skuadër avokatie. 

Dëshmuam që vizionin e 2013 e kemi akoma shumë të qartë, madje votat e 2013 i kemi edhe më mëdha dhe zellin e 2013 e kemi shumë më të madh sec duhet ta kishin ata që janë në opozitë. Dhe kur ti shikon atë aliazh karikaturash që të thotë ty ik ti që të vijmë ne se me vota nuk vijnë dot, me punë jo e jo, ti thua kjo parti dhe kjo skuadër me gjithë inperfeksionet, di të reflektojë, të adaptohet për gjëra që të tjerët s’i kanë. Di edhe të kërkojë ndjesë, por që i ka ndryshuar faqen Shqipërisë”, tha Veliaj.

SHKARKO APP