Reagimi nga PS, Balla: Berisha protestë kundër BE-së ditën e Samitit, po i shërben lojës së Putinit
Për protestën që pritet të mbahet më 6 dhjetor, ditën kur do të mbahet edhe Samiti i BE-së në Tiranë, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla e quan si protestë kundër BE-së, dhe një lojë që i shërben Putinit nga ana e Berishës. ”O vëllezër e motra ky tradhtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Evropian. Ky tradhtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Evropian”,-shkruan Balla për Berishën.
Postimi i plotë
Turpi i Shqipërisë ka emër! Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel askush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes. Por tradhtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën.
Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë. Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Evropën.
A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?! O vëllezër e motra ky tradhtar ka thirrë protestë kundër Bashkimit Evropian. Ky tradhtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Evropian.