Reagoi për gafat në Kuvend përmes një statusi plot gabime, njihuni me profilin në Facebook të deputetes Halilaj

Siç ju bëmë me dijeni në një artikull të mëparshëm, deputetja Majlinda Halilaj, e cila u shndërrua në epiqendrën e sulmeve mediatike për shkak të gafave të shpeshta gjatë fjalimit të saj në Kuvend (ku zëvendësoi kreun e opozitës, Lulzim Basha) ka reaguar përmes një statusi në Facebook.

“Gabimet janë për njerëzit, çdokush gabon nuk është perfekt… por çdo gabim ka një arsye… nuk gjykohet njëri nga gabimet, por nga mendimet që ka”, shkroi deputetja ndër të tjera, duke sqaruar se mosleximi korrekt ndodhi si pasojë e problemeve me syrin.

Teksa përpiqet të sqarojë se performanca e saj e djeshme në Kuvend, që duhet thënë la për të dëshiruar, erdhi si pasojë e një faktori të jashtëm, Halilaj gabon sërish, këtë herë përmes gabimeve drejtshkrimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, shkruan “njerzit” në vend të “njerëzit”; “arsyje” në vend të “arsye”, apo “shëndetsore” në vend të shëndetësore. Një reagim publik që supozohej të ishte i mirëformuluar, por që duket se dështoi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nisur nga aksesi që na lejojnë disa postime publike të deputetes, le të ndalemi pak te profili i saj. Halilaj beson në Allah, tërhiqet nga thënie për jetën, pëlqen Arta Bajramin dhe i fton miqtë të bëjnë like për mbesën e saj./tch/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?