Reagon Alibeaj: Berisha peng i bandave të Elbasanit

Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj deklaratave dhe akuzave të Sali Berishës.

Në vijim reagimi i plotë i Alibeajt

PD dënon me forcë përdorimin e një ngjarje të rëndë për interesa të Sali Berishës. Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç po shihet çdo ditë në këtë sipërmarrje, ai ka partner kryesor Edi Ramën.

Mjafton të shikoni sot vendimin e Komisionit të Ligjeve, për të kuptuar se si Edi Rama është aleati i Sali Berishës. Ata kanë halle të përbashkëta dhe për hallet e tyre duan të bëjnë kurban PD-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?