Reagon Alibeaj për atentatin në Vlorë: Shteti është dorëzuar përballë krimit

Pas atentatit të rëndë të ndodhur sot në Vlorë, me bilanc 2 viktima, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Reagimi i plotë i Alibeajt

Dy vrasje brenda pak orësh dëshmojnë dhe njëherë se shteti është dorëzuar përballë krimit.

Sezoni i përgjakur i kësaj vere, krimi që shëtit rrugëve i pashqetësuar e kanë bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët. Përgjegjësia kryesore për këtë situatë të kriminalizuar është e kryeministrit dhe e gjithë strukturës që nën drejtimin e tij është e përfshirë në botën e errët të krimit ose është e paaftë për të menaxhuar situatën e rënduar.

Janë të njëjtat hallka të zinxhirit me drejtues Edi Ramën që kriminalizuan votën e shqiptarëve duke deformuar vullnetin e qytetarëve të 25 prillin e vitit të kaluar.

Për shqiptarët është e qartë se qëndrimi në pushtet i qeverisë Rama është tregues i qartë se situata nuk mund të ndryshojë. Vetëm largimi i kësaj qeverie dhe drejtuesve të saj është garanci se siguria mund të rikthehet dhe qytetarët të kenë garanci për jetën e tyre.

SHKARKO APP