Reagon ambasada e SHBA: Hetim të plotë të ngjarjes së Elbasanit, refuzoni dhunën
Ambasada amerikane në Tiranë reagoi pas incidentit në Elbasan, ku si pasojë humbi jetën një person.
“Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit.
Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë përmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër”,- thuhet në reagim.
- Dëshmia për ngjarjen në Elbasan: Ndaluam makinën me para dhe na qëlluan me armë
- Britma dhe ulërima, pak sekonda pas përplasje në Elbasan (VIDEO)
- “Makina atje është e mbushur me karta identiteti dhe para, ky është shtabi elektoral i Taulant Ballës”
- “Gjithçka ka ndodhur në praninë e nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit Abert Nushi”
- Vrasja në Elbasan, Arbër Papleka grabiti një automjet dhe u dorëzua te RENEA në Tiranë
KOHA JONË SONDAZH

