Reagon ambasada e SHBA: Mbledhja u shty për mungesë vullneti të PD-së
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sapo ka reaguar ndaj spekulimeve në shtyp rreth arsyeve përse ajo anuloi takimin e Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA.
Në një njftim zyrtar, zëdhënësja e ambasadës thotë se "mbledhja inaguruese e Grupit të Miqësisë AmerikanoShqiptare, u shty për shkak të klimës politike aktuale në parlament dhe mungesës së vullnetit të Partisë Demokratuike për të marrë pjesë në mbledhje“.
Reagimi i ashpër pason spekulimet të shtypit afër PD mbi një listë personash që SHBA ka pasur problem për mbledhjen e Grupit.
Ky është reagimi më i qartë që ambasada ka bërë kundër PD, kohët e fundit.
Një javë më parë, amabsadori Lu, ndryshoi vendin e takimit nga selia e PD në SHQUP, në një qendër biznesi për shkak se Sali Berisha kishte bllokuar derën duke dhënë konferencë shtypi me shpresë të fotografohej me amabsadorin e SHBA dhe BE.