Reagon ambasadorja shqiptare në Athinë: Shkarkimi duhet të jetë kushtetues

Ambasada shqiptare në Athinë reagon për herë të parë dhe thotë se nuk është njoftuar ende për shkarkimin e ambasadores aktuale Ardiana Hobdari.

E pyetur nga BalkanWeb, në një reagim zyrtar ambasada shqiptare në Athinë sqaron se nuk ka njoftim zyrtar nga institucioni përkatës Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europës në Shqipëri apo ndonjë institucion tjetër.

”Përshëndetje. Konfirmojmë se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për sa i referoheni. Njëkohësisht, sqarojmë se procedura për dekretimin dhe ç’dekretimin e Ambasadorëve, është qartësisht e përcaktuar nga Kushtetuta e RSH dhe Ligji për Shërbimin e Jashtëm. Me respekt, Ambasada e RSH Athinë”- shkruhet në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama
  • foto galeri
  • Ditën e djeshme, u bë me dije se Gent Cakaj kishte shkarkuar ambasadoren shqiptare Ardiana Hobdari bashkë me stafin për shkak të performancës së dobët në shërbime, por sipas mediave greke edhe për humbjen e 100 pasaportave shqiptare në Athinë, shkurtin e 2019.

Po ashtu ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka propozuar edhe zëvendësuesen Luela Hajdaraga në vend të Ardiana Hobdarit. Por  duket se Cakaj nuk ka njoftuar zyrtarisht Hobdarin për shkarkimin

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?