Reagon Basha pasi shkarkoi Flamur Nokën: S’mund të mbetemi peng i interesave personale

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pasi ka shkarkuar Flamur Nokën nga posti i zëvendëskryetarit të Komisionit të Sigurisë.

Në një prononcim për mediat nga selia blu, Basha tha se nuk mund të mbetemi peng i agjendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto.

Zotit Noka i kanë komunikuar shkarkimin e tij nga detyra, nuk e kanë përjashtuar por paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka armikun e shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë. Ne kemi lançuar iniciativa të shumta opozitare dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk mund të mbetemi peng i agjendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen”, deklaroi kryedemokrati.

SHKARKO APP