Reagon Basha për fajësinë e McGonigal: Rama e Berisha na vunë nën sulm, por e vërteta doli
“Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar. Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha”, shkruan Lulzim Basha në një postim në Facebook, bashkangjitur dhe faqen e departamentit të Drejtësisë ku publikohet dhe pranimi i fajit nga McGonigal.