Reagon Berisha për vendimin e përjashtimit nga Kuvendi: Nuk ka më tërheqje!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njohin vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës, pasi “zaptuan” Kuvendin dhe s’lejuan zhvillimin e senacës plenare.

Përfundimi do të jetë fitorja. S’ka thënë njeri për djegien e Parlamentit, por akti i turpshëm është fikja e dritave. Mos ta prish gojën, nuk na përjashton dot asnjë nga Parlamenti. Jemi parlamentarët e vërtetë të kombit. Edhe 46 po të përjashtohen, ne nuk do të dorëzohemi.

Prisni, kini durim. Hap mbas hapi do i ndiqni të gjitha, por një gjë të keni të qartë, tërheqje s’ka më.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e njohim vendimin e Komisionit të Etikës. Hapat që do i bëjmë, do jenë të sigurta dhe kërkohet durim, nuk është lëvizje sot për nesër, por sot për fitore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezolucionin me protesta thashë do e nis, por nuk e nisa. Ato që bëra ishin prova gjenerale. Do kthehem sërish në seancë”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?