Reagon dhe Presidentja e Kosovës: Urime Shqipërisë për këtë moment të rëndësishëm

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot Shqipërinë, për arritjen e një momenti historik, në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Urimi është bërë nëpërmjet profilit të saj zyrtar në rrjetin social X.

“Urime Shqipërisë për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit e afron Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit të vazhdojnë avancimin në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Ky proces është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”, shkruan Osmani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?