Ambasadori i BE-së për kaosin e djeshëm në Kuvend: Veprim i gabuar i deputetëve të PD. Pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur

Ambasadori i BE-së Gonzato ka reaguar pas kaosi të djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë.

“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra oër ta shprehur mendimin.

Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë”, thuhet në reagimin e ambasadorit Gonzato.

SHKARKO APP