Reagon edhe BE për shtetin Bektashi në Tiranë: Nuk kemi kompetenca

Në lidhje me planin për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi ka reaguar zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ku thotë se nuk ka asnjë koment në këtë fazë.

Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së, për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare“, thuhet në reagimin e shkurtër të Bashkimit Evropian.

SHKARKO APP