Reagon Fatos Klosi: Isa Mustafa fshihej gjatë luftës, i trembej UÇK-së
Ish shefi i shërbimit Informativ shtetëror, Fatos Klosi mohon se Shërbimi Sekret Kombëtar i drejtuar prej tij bashkëpunonte me Serbinë, gjë për të cilën u vu nën akuza nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
Në një intervistë ekskluzive për Ora News Fatos Klosi thotë se Mustafa ka arsye që lidhen ngushtësisht me interesa politike për të fshehur një tjetër të vërtetë të madhe që është e shkuara e tij.
Shqipëria sipas Klosit në kohën kur ai drejtonte shërbimin informativ, bashkëpunonte me shumë vende perëndimore, por kurrë me Serbinë dhe vendet e lindjes.
Fatos Klosi: ” Më erdhi shumë keq për gjuhën që përdori duke më quajtur mua kryespiun. Është injorante të më quajë mua kryespiun. Unë kam përçarë UCK-në?! Është absolutisht e kundërta, ata që kanë qenë në UÇK e dinë shumë mirë, ky ska qenë ndonjëherë, ky trembej nga UÇK-ja. Ky bën pjesë në atë qeveri në emigracion, që ka qenë jashtë Kosovës. Gjatë gjithë luftës ka qenë jashtë Kosovës. Nuk më intereson ku ka qenë, por ai nuk ka gojë të flasë për bëmat e UÇK-së, dhe të japë opinion për UÇK-në.
“Ne quanim armikun kryesor të shqiptarëve Serbinë dhe ka qenë në krye të listës. Nuk kishte asnjë shans që të kishim bashkëpunim me serbët në atë kohë.
“Hë për hë ka interesa në valle. Këta që nuk luftuan duhet ta justifikojnë pse nuk luftuan, dhe fshihen pas filozofisë së Rugovës. Ai duhet të justifikojë veten e vet, është kryeministër i Kosovës, Kosovë që lindi nga kjo luftë dhe ai nuk ishte pjesë e saj dhe mbron Rugovën për të mbrojtur veten e vet. Ai ishte i fshehur gjatë luftës, asnjeri nuk e dinte se ku ishte dhe çfarë bënte. “
Klosi shkon me tej kur flet edhe për rolin e Rugovës në shpalljen pavarësisë se Kosovës. Ai thotë se nëse nuk do të ishin vendet e huaja Kosova sot nuk do të ishe e pavarur.
Fatos Klosi” Unë nuk isha dakord me filozofinë e Rugovës, meqë e kisha parë se për shumë vite ajo filozofi nuk kishte çuar asgjëkundi gati gati kisha bindjen se ajo I pëlqente Serbisë. Prandaj ajo e kishte toleruar. Nuk ishte aq e thjeshtë të toleronte Serbia që paska president Kosova. Rugova këtë thoshte gjithmonë: Mos u ngusni e kemi qeverinë, ndërkohë që ajo qeveri nuk ishte efektive. Iu lanë vetëm shkollat pasi u kërkua me ngulm, dhe qe një aktivitet shumë i vogël dhe nuk përfaqësonte një autonomi reale. Me fillimin e luftës filozofia e rugovës mori fund dhe doli nga loja
Kur Millosheviçi qe i detyruar të zbonte Kosovarët, asnjëherë nuk kishte për të ndodhur kjo me Rugovën në krye, asnjëherë”
Në intervistën për Ora News, Klosi tha se opinionin i Rugovës nuk është marrë parasysh nga ndërkombëtarët.
Fatos Klosi: Asnjeri nuk e ka marrë parasysh opinionin e Rugovës se kur do ndodhnin bombardimet, se do bëhej Rambujeja dhe për Rambujenë e dinë shumë mirë se kush ka qenë opinionin i Rugovës. Absolutisht nuk është futur në llogaritë e ndërkombëtarëve filozofia e Rugovës, sepse ai doli nga loja. Me fillimin e luftës filozofia e tij mori fund dhe ai doli nga loja. Kaq e thjeshtë është, prandaj më vjen keq. Ky është opinionin im, mbase jam një pakicë, por nuk është e nevojshme që një kryeministër të përdorë një gjuhë të tillë.
Gjatë intervistës Klosi pranon se ushtria e drejtuar nga Bukoshi, pjesë e së cilës ishte dhe Isa Mustafa ka dështuar në betejën e Kosharës, ku ushtarët lëshuan armët dhe flamurin shqiptarë
Fatos Klosi: “FARKU, ushtria e qeverisë së Bukoshit ku bënte pjesë dhe zotëria ishte një ushtri me oficerë shqiptarë që kishin mbaruar akademitë ushtarake në Serbi, Jugosllavi, mbase në Kroaci dhe dinin të flisnin më mirë serbisht sesa shqip. Madje një pjesë e madhe e tyre ishin martuar me gra serbe. Ata do ta bënin luftën?!” Është vetëm një betejë që përfundoi me shumë turp për shqiptarët, beteja e Kosharës. Një brigadë e kësaj ushtrie u shpartallua dhe hodhën armët hodhën flamurët. Serbët e regjistruan dhe e dhanë në televizionet e tyre”
Deklaratat e kryeministrit te Kosoves Isa Mustafës ndaj Klosit si spiun i serbit, u bënë gjatë një debati televiziv në një media kosovare ku ishin te ftuar.