Reagon Flamur Noka pasi Basha e largoi nga posti: Ai shkarkoi Berishën, është i marrë peng

Pas qëndrimeve të forta dhe mbështetjes që po i jep Sali Berishës, kreu i PD-së Lulzim Basha e ka shkarkuar Flamur Nokën nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëron për përjashtim nga Grupi Parlamentar.

”Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua? Gjithçka për t’u kapur pas karriges, ai është peng dhe e urdhërojnë të tjerët gjithçka që bën. Nga një peng pritet gjithçka.

Vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve të mia. Unë nuk hesht, nuk e pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë. Nuk do të ndërmarr asnjë hap”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?