Reagon aktori i njohur Gaz Paja: Nuk kam përfituar asnjë centimetër tokë shteti

Aktori Gazmend Paja ka reaguar pas akuzave të opozitës se qeveria e ka favorizuar për të fituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort luksoz në Dhërmi, duke përfituar 133 mijë m2 sipërfaqe toke në këtë zonë.

Paja në një reagim në rrjetet sociale, thotë se ka përfituar 0 m2 tokë nga shteti, ndërsa sqaron se kompantitë e Startek dhe Ecotech kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të huaj, të specializuar në fushën e turizmit për të ndërtuar një resort turistik. Paja thotë se çdo procedurë është ndjekur në bazë të ligjit.

Nuk kam perfituar asnje cm2 tokë nga shteti. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe të motivuara politikisht që qarkullojne në Media, dëshiroj të sqaroj opinionin publik për sa vijon: kompanitë Startek dhe Ecotech kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të huaj, të specializuar në fushën e turizmit për ndërtimin e një resorti turistik. Për këtë qëllim, kemi vënë në dispozicion një pronë të cilën e kemi blerë nga pronarë të ligjshëm si dhe asete financiare të garantuara nga bankat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi aplikuar per investitor strategjik, si një e drejtë që na jep ligji në bazë të vlerës së investimit. Kushti ligjor për marrjen e statusit të mesipërm është: dakordësia me gjithë pronarët e ligjshëm të pronave në këtë zonë, ku me një pjesë te pronarëve janë nënshkruar marrëveshjet përkatëse, ndërsa me pjesën tjetër jemi ende në fazë negocimi. Përgënjeshtrojmë me forcë shpifjet në qarkullim dhe theksoj se: që nga fillimi i këtij procesi e deri më sot, nga ana jonë nuk është përfituar asnjë cm2 tokë shtetërore“- shkruan Paja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?