Reagon Klevis Balliu: Arrestimet e SPAK-ut për të ndihmuar Ramën

Arrestimi i ish-dhëndrrit të Sali Berishës si dhe akuzimi i këtij të fundit nga SPAK për korrupsion pasiv ka tronditur jo pak ujërat në selinë blu.

Shumë prej eksponentëve të saj kanë dal me deklarata publike lidhur me cilësimin e kësaj ndodhie.

Drejtuesi i organizimit për partinë Demokratike Klevis Balliu në një publikim në rrjetin social të facebook ka theksuar se arrestimet e SPAK bëhen për të ndihmuar Ramën.

Postimi i tij…

Faktet: SPAK i partise arrestoi shokët e partisë me marrëveshje për të justifikuar sulmin ndaj opozitës

Prej kohesh kam deklaruar ne media se arrestimet e disa eksponenteve te Partise Socialiste kane per qellim forcimin e pushtetit te narkoqeverise dhe jo demtimin e saj.

Sot shikojme analistet e “pavarur”te qeverise te deklarojne se drejtesia po vepron ndaj liderit te opozites ne menyre te pavarur sepse eshte kjo drejtesi qe ka arrestuar edhe eksponente socialiste.

Nje tjeter prove qe arestimet e SPAK jane bere per te ndihmuar Ramen eshte fakti se, pavarsisht se jane arrestuar ministra dhe deputet per aferat korruptive aferat kane vazhduar.

Pershembull Alqi Bllako, Lefter Koka jane arrestuar per inceneratoret por pagesat per keto te fundit vazhdojne

Tahiri u arrestua per plantacionet e kanabisit por plantacionet vazhduan.

Per sterilizimin jane arrestuar disa roje parkingu te qeverise por afera vazhdon

Per uniformat e policise u arrestua nje zv ministre per 1 kile peshk por afera vazhdoi.

Pra e verteta eshte, per te justifikuar sulmin anti- ligjor te gjykates te partise me prokuroret e partise , ne emer te partise arrestuan disa eksponent te tyre te cilet kur dalin , nga qelia , dalin milionere . Kjo strategji e gjitha sherben sa per te thene qe po behet drejtesi.

Loja u zbulua, opozita nuk stepet vazhdojme betejen kunder narkoqeverise dhe cdo narkoopozite qe kerkon te krijoje narkokryeministri

SHKARKO APP