Reagon Komisioni Europian për protestat kundër rritjes së çmimeve në Tiranë: Shqetësimet e qytetarëve janë legjitime

Ka reaguar Komisioni Europian për protestat kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, duke thënë se qytetarët në Shqipëri dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor kanë shqetësime legjitime për rritjen e çmimeve.

Deklarata vjen pas pyetjeve të dërguara nga partneri mediatik i EURACTIV, pasi kryeministri Edi Rama tha, një ditë përpara se kryediplomati i BE-së Josep Borrell të vizitonte Tiranën, se një zyrtar i Brukselit kishte thënë se protestat i shërbenin Rusisë dhe Kremlinit dhe kishte pyetur se kush i organizonte ato.

Qytetarët në Shqipëri, si dhe në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, kanë shqetësime legjitime për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve”, tha Komisioni.

BE rikujton se respektimi i standardeve evropiane për lirinë e grumbullimit paqësor, dhe për mbrojtjen dhe përfshirjen e grupeve të cenueshme, janë kërkesat kyçe të anëtarësimit që monitorohen nga afër. Të gjithë aktorët e përfshirë duhet të ushtrojnë qetësinë dhe përmbajtjen maksimale”, shtoi Komisioni Evropian.

Deklarata e Komisionit vazhdoi se rritja e çmimeve është “rënduar kryesisht nga lufta e agresionit të nisur nga Rusia kundër Ukrainës”, dhe jo nga sanksionet e BE-së dhe përafrimi i Shqipërisë me to.

SHKARKO APP