Reagon kreu i ILD-së, Artur Metani, për deklaratat e Berishës
Kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e tij, teksa e ka akuzuar se është i zhytur në aferën e inceneratorëve.
“Çdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë”.
“Unë nuk kam dëshirë të merrem me komente politike, por do respektoj pyetjen tuaj. Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori.
Se dyti, cdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë! Ta harrojë!“, është shprehur Artur Metani për gazetaren Anila Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

