Reagon kryeministri Rama për protestën e pedagogëve
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se javën e ardhshme qeveria do të rrisë pagat e pedagogëve me 7%.
“Atyre që dalin në rrugë dhe kërkojnë rritje page, ju them që nuk jeni mësues, as mësues gjimnazi dhe as mësues 9-vjeçareje. Nuk jeni as mjekë as infermierë. Gjithë këta, nuk jeni as punonjës policie dhe as ushtarakë. Nuk jeni as pensionistë. Të gjithë këta marrin një pagë dhe një pension fiks. Ndërkohë që pedagogët janë në hapësirë të ndërmjetme mes mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ia bën vetes rrogën edhe 5-fish. Me fondet e tjera. Janë fondet e vetëfinancimit. Janë fondet europiane dhe të universiteteve të tjera private ku shkohet dhe bëhet dhe mësim. Këtu ka një histori tjetër të pagave të deklaruara pjesërisht. Kemi paga që nuk përkojnë me të vërtetën. Por nuk është ky problem. Por këtu ka një fakt”, tha Rama.
“Do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën a të enjten prej 7% por do i njohim universitetit të drejtën për të rritur pagën sipas vendimmarrjes së vet. Nuk janë të gjithë njësoj. Universiteti është autonom. Zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme mes shtetit dhe tregut”, shtoi Rama nga universitetit Bujqësor.
KOHA JONË SONDAZH

