Reagon kryetari i Bashkisë së Shkodrës për eksplozivin në dy biznese: Qyteti nuk i përkulet krimit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka dënuar dy sulmet me eksploziv që ndodhën mëngjesin e sotëm në kryeqendrën e veriut. Spahia thotë se sulme të tilla rrisin pasigurinë, por Shkodra nuk do i përkulet kurrë krimit.

Dënoj me forcë aktet kriminale që tronditën Shkodrën mëngjesin e kësaj të shtune. Skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve për të jetuar dhe punuar në qytetin e tyre. Ftoj institucionet ligjzbatuese, Policinë dhe Prokurorinë, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale, që nuk janë të Shkodrës, por të krimit që ka marrë peng qeverinë! Shkodra nuk i përkulet krimit”, shkruan Spahia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?