Reagon Lindita Nikolla pasi mori postin e Kryetares së Parlamentit
Lindita Nikolla është shfaqur e emocionuar pasi mësoi lajmin se do të jetë kryetarja e re e Parlamentit.
Në një prononcim nga Pallati i Kongreseve për mediat, Nikolla tha se kjo detyrë e re është përgjegjësi për të përmbushur pritshmëritë e Ramës, ndërsa shtoi se do të punojë për të krijuar klimë pozitive dhe hapësira për opozitën në Kuvend.
‘’Do punoj me përkushtim për respektimin e rregullores, për krijimin e një klime pozitive në Parlament, për krijimin e hapësirave për opozitën. E mbushur me përgjegjshmëri për të përmbushur pritshmëritë e kryetarit të PS për zgjedhjen time,’’- tha Nikolla.