Reagon Lleshaj për arrestimin e shefit të Fushë-Arrëzit për përdhunim: Gjest i ulët kriminal

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nga Shkodra ku inspektoi doganën e Hotit ka reaguar për arrestimin e shefit të komisariatit të Fushë Arrëzit me akuzën e përdhunimit duke e cilësuar sjelljen e zyrtarit të policisë si gjest të ulët dhe kriminal. “Një gjest i ulët kriminal i sjelljes së një punonjësi policie” tha Lleshaj.

““Ka ardhur koha të rishikojmë në thelb qasjen tonë për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale, veçanërisht fëmijëve. Pasi shumë prej rastet vijnë nga kujdestarët, rojet dhe është për të ardhur keq. Duhen shtuar penalitetet dhe duhen çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët. Nuk është thjeshtë çështje e ligjit por edhe e sensibilizimit shoqëror. Duhet të reagojmë thellë si shoqëri. Dënimi me vdekje i stërdiskutuar nuk ka kthim, është i pakthyeshëm. Kemi reaguar pas sinjalit të parë dhe nuk i dimë detajet por do të marrim masa më të forta. Rreziku vjen shpesh për ata që janë vendosur për të bërë rojën, pra kujdestarë”, u shpreh Lleshaj.

SHKARKO APP