Reagon Mazniku pas betimit të Tavos: U mbyll telenovela e Himarës
Arbër Mazniku, ministër shteti për Pushtetin Vendor ka reaguar pas betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak i Himarës.
“Është një moment shumë i mirë, u mbyll kjo telenovela e Himarës, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Detyra e bashkisë është të merret me shërbimin ndaj njerëzve, duhet të fillojmë që sot përgatitjet për vitin e ri turistik, që gjithë infrastruktura të jetë e gatshme.
Do ketë të gjithë mbështetjen e Qeverisë, sepse Himara është në thelb edhe epiqendra e turizmit shqiptar, kartolina e Shqipërisë ndërkombëtare. Është e rëndësishme të përgatitet sa më mirë vendi. Ne duam që qytetarët e zonës t’ia shohin ‘hajrin’ zonës.
Himara është një ndër zonat më të avancuara në procesin për dhënien e pronësisë dhe legalizimet. Unë besoj që gjithë palët të fokusohen te mënyra se si mund të bëjmë më mirë jetën e qytetarëve, të fokusohemi te diskutimet konstruktive. Kur fushata mbaron është e rëndësishme që palët të jenë bashkë“, shprehet Mazniku.