Reagon Ministri i Brendshem Tahiri pas arrestimit të vrasësit
Pas arrestimit të Sokol Mjacaj, i dyshuar për vrasjen makabre të dy turistëve çekë, ka reaguar edhe ministri i Punave të Brendshme Saimir Tahiri, i cili ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook.
Faleminderit Policise dhe banoreve te Dukagjinit per arrestimin ne kohe rekord te njeriut qe ndoshta duhet te ishte ende ne burg per krimet e meparshme, e jo te vriste perseri”, – qe komenti i Tahirit.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako u shpreh nga Shkodra se do të ketë shtim të forcave policore në zonën e Dukagjinit.