Reagon Ministria e Mbrojtjes për zjarrin në Vlorë: 42 trupa e 13 mjete në aksion për të shuar flakët

Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar 42 trupa e 13 mjete për të frenuar përhapjen e flakëve në fushën e mbetjeve në Vlorë dhe në Peshtan të Fierit.

Njoftimi i plotë:

42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë. Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.

SHKARKO APP