Reagon Ministria e Mbrojtjes: Qëndrimi i opozitës qesharak e dëshpërues

Pas publikimit nga PD të fotove të ministres Mimi Kodheli në krah të ish-deputetit, Arben Ndoka, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, duke i cilësuar qesharake qëndrimet e opozitës.

“Qesharake deklarata e dëshpëruar e Partisë Demokratike. Opozitën sot e shqetëson jo vetëm suksesi i vizitës së sekretarit Kerry, mbështetja e fortë që i dha qeverisë shqiptare dhe drejtimit të duhur të vendit, por edhe mbështetja që Ministria e Mbrojtjes u jep qytetarëve shqiptarë në kohë rekord dhe pa dallime politike, gjë të cilën vështirë të besohet se ndodhte në kohën e PD-së”, thuhet në reagimin e Ministrise se Mbrojtjes.

Sipas MM-së, fotot që ka publikuar PD-ja janë marrë gjatë një inspektimi që ministrja e Mbrojtjes i ka bërë përfundimit të punimeve të urës Skuraj, Milot.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Është lehtësisht e vërtetueshme se ura në Skuraj është ndërtuar muaj më parë dhe është inspektuar në përfundim të punimeve nga ministrja një muaj më parë, ekzaktësisht në datën 12 janar, ku kanë qenë të ftuar të gjithë të zgjedhurit e zonës”, thuhet më tej në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?