Reagon MSH: Beqaj i gatshëm për raportim në Komision, por në një datë tjetër

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shprehur gatishmërinë për të raportuar në Komisionin e Shëndetësisë, por në një datë tjetër, pasi diten e sotme ka qene i angazhuar në aktivitete të planifikuara javë më parë.

Në një deklaratë për mediat, syra e shtypit të ministrit të Shëndetësisë sqaron se ka propozuar që mbledhja të organizohet javën e ardhshme, në një orët që do të caktohet nga Komisioni, ditën e Martë, më datë 1 Nëntor 2016, ditën e Mërkurë, më datë 2 Nëntor 2016, pas orës 13:00, ose ditën e Premte, më datë, 4 nëntor 2016, në një orë të vlerësuar të përshtatshme nga Komisioni.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me kërkesën për pjesëmarrje të Ministrit të Shëndetësisë, në mbledhjen e datës 26 tetor 2016 të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të Kuvendit të Shqipërsië, të kërkuar nga anëtarë të Komisionit deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, sqarojmë se z. Ilir Beqaj, ka shprehur menjëherë gatishmërinë e tij, si në çdo rast, për të marrë pjesë dhe për të raportuar në lidhje me çështjen e raportuar të rendit të ditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, për shkak të aktiviteteve të shumta të përcaktuara javë më parë dhe të pamundësisë së anullimit të tyre, Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar Komisionin për pamundësinë e pjesëmarrjes në datën dhe orën e caktuar, duke propozuar që mbledhja të organizohet javën e ardhshme, në një orët që do të caktohet nga Komisioni, ditën e Martë, më datë 1 Nëntor 2016, ditën e Mërkurë, më datë 2 Nëntor 2016, pas orës 13:00, ose ditën e Premte, më datë, 4 nëntor 2016, në një orë të vlerësuar të përshtatshme nga Komisioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?