Reagon Paloka për deputetët që mbështetën platformën e Alibeajt: Keqardhje për kolegët!

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me platformën që prezantoi ditën e sotme Enkeljd Alibeaj për bashkimin e demokratëve.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’, Paloka është shprehur se ndjen keqardhje për kolegët e tij, për të cilët thotë se nuk e kanë lexuar se çfarë iu është vënë përpara.

“Thjesht keqardhje për miqtë dhe kolegët që në rastin më të mirë, nuk kanë lexuar se çfarë u kanë vënë përpara…Keq nëse nuk e kanë kuptuar ! Shumë keq nëse e kane kuptuar dhe nënshkruar me vetëdije të plotë!”, deklaron Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?