Reagon PD pas mbledhjes së qeverisë “Rama 3”: Qeveri e korruptuar!

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD, Oriola Pampuri ka reaguar për mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 3” duke thënë se kryeministri i hedh hi syve të shqiptarëve duke e shfaqur si risi Kodin Etik.

Pampuri thotë se kanë parë se si Rama e ka bashkëqeverisjen me krimin.

Reagimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëherë edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?