Reagon Presidenca, Tedi Blushi: Z. Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten!

Pas refuzimit në grup nga ana e socialistëve të apeleve që vijnë nga përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian për të mos e votuar Kodin Zgjedhor pa marrë më parë mendimin e Komisionit të Venecias, vjen dhe reagimi i Presidentit Ilir Meta.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi i bën thirrje kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës që të reflektojë deri të enjten dhe i fton socialistët që të mos e marrin më peng të ardhen evropiane të Shqipërisë.

Reagimi i Tedi Blushit

Z. Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten!

Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës!

Dëgjojeni edhe ju!

Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!🇦🇱️🇪🇺

Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten!
Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës!
Dëgjojeni edhe ju!
Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!🇦🇱️🇪🇺

Pubblicato da Tedi Blushi su Martedì 27 ottobre 2020

SHKARKO APP