Reagon Presidenti i Republikës Ilir Meta për aktin terrorist ndaj familjes të Kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar fort për atentatin ndaj familjes se Armando Dukës.
Ilir Meta shkruan: “Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.
Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”.
KOHA JONË SONDAZH

