Reagon PS e Lezhës për Arben Ndokën

Partia Socialiste e Lezhës ka reaguar pas aluzave të PD-së se Edi Rama ia ka lënë pushtetin në këtë rreth ish -deputetit Arben Ndoka, që u largua nga parlamenti për shkak të së shkuarës së tij kriminale. PS e Lezhës sqaron se Ndoka nuk është filmuar në prezantimin e prefektit të ri, por gjatë një përshëndetje në prefekturë.

Reagimi i plotë i PS Lezhë:

Partia Demokratike nuk e di as ku ka koken, se te tjerat jo e jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eduard Ndreca, Prefekt i Qarkut Lezhe, eshte prezantuar sot me dt.15.02.2016 ne ora 12:00 nga drejtori i koordinimit me Prefekturat z.Bekim Murati, ne prani edhe te kryetarit te bashkise z.Fran Frrokaj, kryetarit te qarkut z.Gjoke Ndoka dhe drejtuesve lokale te qarkut Lezhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamja e publikuar eshte e dites se enjte ne dt.11.02.2016 e bere gjate nje pershendetje ne ambientet e institucionit te prefektures.
Arben Ndoka eshte pjese e pandare e Partise Socialiste dhe i respektuar maksimalisht ne gjitha strukturat e kesaj partie ne Lezhe dhe i tille do mbetet edhe sikur Arben Ristani te shterroje gjithe vozgat e rakise ne Shqiperi.

Partia Socialiste Lezhe

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?