Reagon Rama për grevën e naftëtareve: Qeveria nuk është shkaktare për hallin e tyre
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e naftëtarëve, por pa dhënë asnjë rrugëzgjidhjeje.
Në një postim në Twitter, ai shkruan se hallin e naftëtarëve nuk e ka shkaktuar qeveria dhe nuk zgjidhet me presion e ultimatume.
Ai thotë se qeveria s’ka shkop magjik, por vullnet për të lehtësuar situatën.
“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje“, shkruan Rama në postimin e tij.
Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.
— Edi Rama (@ediramaal) October 21, 2020