Reagon RTV Ora dhe Ora News: Ndalimi i Presidentit Ndroqi, sulm politik. Tentativa e dytë e pushtetit brenda pak muajsh
Nga dera e Gjykatës së Tiranës, Drejtori i Infromacionit i RTV Ora dhe Ora News Brahim Shima e cilësoi ndalimin e Presidentit të RTV Ora dhe Ora News, Ylli Ndroqi është sulm politik që vjen në një kohë që z. Ndroqi është në një proces gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kjo, tha Shima, është tentativa e dytë e pushtetit për të mbyllur të vetmin ekran opozitar në vend.
Një nismë e tillë merret në kohën kur presidenti I Yldon Media Group ndodhet në një gjyq me kryetari e bashkisë Erion Veliaj
“Pak minuta më parë presidenti i Yldon Media grup ka dalë nga ambientet e policisë së Tiranës me një akuzë absurde për një automjet të marrë me kredi. Për mendimin tonë, gjithçka është një nismë politike dhe presion i hapur ndaj televizionit Ora dhe Ora News. Pak muaj më parë dështoi tentativa e parë për mbylljen e ekranit dhe këtë herë po tentohet me një presion tjetër kur Ora mbetet një nga televizionet më opozitar dhe që kanë shfaqur atë që është e vërtetë në të gjithë Shqipërinë.
Kujtojmë se gjithë kjo nismë ëhstë në kohën kur presidenti i Yldon Media Grup është në gjyq me Erion Veliajn, i cili në deklaratat që ka bërë në media ka hedhur akuza të paqena. Pikërisht me të njëjtat akuza që Veliaj ngre ndaj z. Ndroqi, edhe SPAK merr një nisëm me deklarata për trafiqe ose për abuzime të tjera. Kur ka ndodhur ndonjëherë tjetër që për deklarime pasurie policia ka shoqëruar në mënyrë t ëtillë me forca të shumta policie me maska. Është vetëm sekuestrimi i një automjeti. Nuk më duket normale që ky nuk është presin politik ndaj televizionit Ora.
Gazetarët e Orës nuk do të dorëzohen para presioneve të tilla pa u ndalur për zbardhjen e së vërtetës ashtu sikurse ndodh. Gjithçka do të jetë edhe më e fortë se më parë. Këtë herë, përpos lajmit do të japim të plotë edhe mendimin tonë, në lidhje me atë që bëjnë institucionet shtetërore. Gjithmonë është kërkuar që të thuhet e vërteta. Brenda pak muaj është tentativa e dytë për të bllokuar zërin e të vërtetës. Avokatët do të apelojnë vendimin, sepse është një vendim absurd. Ditën e sotme do të mblidhet edhe bordi për të dalë në një qëndrim. Ndërsa nga unë si drejtues i informacionit keni vetëm një fjalë: Të jemi me të vërtetën dhe asnjëherë të mos ndalojmë!” – deklaron drejtori i informacionit Brahim Shima
Avokati: Do ankimojmë vendimin e SPAK për Ylli Ndroqi, sulm politik ndaj RTV Ora dhe Ora News
Brenda 5 ditëve presidenti I Yldon Media Group, Ylli Ndroqi do të ankimojë vendimin Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e cila vendosi sekuestro të psaurive në ngarkim të tij dhe familjarëve.
Në një prononcim për median avokatët e zotit Ndroqi shprehen të bindur se në shkallat më të larta gjyqësore do të vërtetohet që pasuria e zotit Ndroqi është vënë në mënyrë ligjore dhe jo siç pretendon SPAK.