Reagon Sali Berisha pas dhunimit të 28-vjeçares në Tiranë: Rendi në dorë të krimit
Sali Berisha ka reaguar për dhunimin e 28-vjeçares, e cila për një javë rresht u dhunnua dhe u mbajt peng nga i dashuri në një banesë në kryeqytet.
“U mor peng në shtëpi nga i ashtuquajturi partner duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik, tipik për strofullat e mafies nën mbrojtjen e mafies. Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë, rendin në dorë e ka krimi dhe mafia. U ndala në këtë rast dramatik sepse muaj më parë një vajzë nga Kenia që punonte në një kazino, u masakrua. Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë, vetëm qeveria arrin të heshtë të shkatërrojë dhe rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin. Tirana është sot qytet ku dominon ligji i mafies. Dominon mafia dhe mafia e Tiranës duke pasur parasysh faktin që ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndraghettën dhe të gjitha grupet mafioze. Sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare. Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares. Dënoj indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe dorëzimin e sigurisë së qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to”,- u shpreh Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

