Reagon Sali Berisha: Rama dhe Beqja i falën impiantin ultramodern emigrantit murator në Itali
Reagimi i plotë i Sali Berishës:
Kjo është drejtësia me regji!
Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo i arrestuar mbrëmë për aferën e sterilizimeve. Iliri ishte emigranti murator në Itali të cilit Edi Rama dhe Ilir Beqja i dhanë duke i falur me koncesion impiantin ultramodern të sterilizimit, të blerë nga qeveria dhe të instaluar në spitalin e sapondërtuar të urgjencës. Impianti nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionomin e tij ishin në specializim!
Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën ‘me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner.
Edi Rama për të fshehur vjedhjen e tij me Beqen dhe muratorin e vetë pasunar që ndanë me Ramën dhe Beqen qindra milion sikur të ishte një agjent i rëndom i Rrapos për të mbrojtur krimin e vetë kalonte nga studio në studio me një pincë kirurgjikale të thyer dhe të ndryshkur e mashtrone si ordiner qytetarët duke ju thenë se ja me çfarë operoheshin njerëzit para ardhjes së tij në pushtet.
Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish zëvendës ministrin e shëndetesisë Rjepaj për nje krim të shemtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqen e tij. Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë tëbgjithe janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjeret dmth jane mbi ligjin. Turp!