Reagon Shefi i NATO-s: Aleanca do ti përgjigjet Rusisë kundrejt çdo kërcënimi

 

Të pajustifikueshëm, destabilzues e të rrezikshëm e konsideron shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, planin e Rusisë për të forcuar arsenalin e saj bërthamor me 40 raketa të reja balistike.

Gjatë një konference për shtyp pas takimit me Zhan Klod Junker, shefi i NATO-s deklaroi se pikërish ky qëndrim i Moskës edhe një prej arsyeve përse jemi duke rritur gatishmërinë dhe përgatitjen e forcave tona.

“Ne do t’i përgjigjemi Rusisë, duke siguruar se NATO, edhe në të ardhmen do të mbetet një aleancë, e cila ofron masa parandaluese dhe mbrojtëse për të gjithë aleatët e saj, kundrejt çdo kërcënimi”, tha Stoltenberg.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia do të shtojë edhe 40 raketa balistike interkontinentale në arsenalin e saj bërthamor, në vitin 2015.

Reagimi i Putin për shtim të 40 raketave interkontinentale në arsenalin e saj bërthamor, gjatë këtij viti erdhi pas propozimi të Pentagonit për rritjen e pranisë ushtarake në rajonin e Balltikut.

SHKARKO APP