Reagon Shoqeria Civile për parkingun tek parku “Rinia”

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=45AWn8CMqVM” width=”560″ height=”315″]

Ndërtimi i parkimit nëntokësor në parkun Rinia ka sjell reagimin e Shoqërisë Civile nëpërmjetë një proteste. Një grup qytetarësh dhe ambjentalistët shprehën shqetësimin se ky projekt tjetërson këtë hapësirë të gjelbër, ndër të vetmet në qendër të Tiranës. Ndërkohë Bashkia e Tiranës thotë se pas përfundimit të punimeve, parku rinia do të jetë sërish i gjelbëruar.

Aktivistë të Shoqërisë Civile, pedagogë të Univesitetit të Tiranës, qytetarët dhe ambientalistë kanë mbajtur qëndrim kundër ndërtimit të parkingut nëntokësor në parkun Rinia. Sipas tyre, ky nuk është i vetëm park që tjetërson hapësirat e gjelbëra por ka dhe të tjera projekte të parashikuara nga Bashkia e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ervin Goci, Lektor në Universitetin e Tiranës: Ka mungesë totale transparence, asnjë nuk di sa do jetë sipërfaqja e gërmimit, impakti mjedisor, pemët që do priten, leja e ndërtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opinionisti Fatos Lubonja e quan këto projekte edhe si mungesë të vizioni të vetë bizneseve.

Fatos Lubonja: Në vizionin e këtyre biznesmenëve që bëjnë këto pazare kemi të bëjmë me injorancë dhe babëzi të madhe. Shikoni Tiranën si po ngrihen gradaçela të pabanuara. Kanë kaq kohë të papërfunduar.

Ambentalisti Lavdosh Feruni shprehu shqetësimin se hapësirat e gjelbra të qytetit të Tiranës po zhduken duke e kthyer kryeqytetin vetëm në betonizime dhe ndërtime.

Lavdosh Feruni: Nuk ka qytet në botë dhe në Europë që në mes të qytetit të prishet një park.

Shoqëria Civile kërkon nga kryebashakiku Erion Veliaj të dëgjoj shqetësimet e tyre. Ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave deri në një referendum popullor kundër projekteve  të parkimeve që dëmtojnë hapësirat e gjelbra.

E pyetur nga Ora News bashkia e Tiranës thotë se do të angazhohet që pas kryerjes së punimeve për parkimin,  parku Rinia do të rikthehet në gjendjen që është aktualisht , pra park i gjelbëruar. “Bashkia është në mbështejtje të shtimit të hapësirave të gjelbëra për Tiranën dhe do vijoj ti mbështes ato , ashtu si korsitë e biçikletave, dhe hapësirat pedonale”- thanë burimet zyrtare në këtë institucion

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?