Reagon Taulant Balla për zbulimin e armatimeve në Durrës: Policia po godet çdo ditë…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin ku u zbulua një qendër armatimesh në Sukth, të cilat dyshohet se përdoreshin për furnizimin me armë të grupeve kriminale.

Reagimi i plotë i Ballës:

Policia e Shtetit po godet çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Përgëzime Drejtorive Vendore Durrës dhe Tiranë për goditjen e një tjetër baze që shërbente për furnizimin me armë zjarri të grupeve kriminale dhe të një rrjeti trafiku armësh zjarri. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo arrestimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë.

SHKARKO APP