“Rebelë, marksistë, trafikantë”, Nishani: Çfarë më tha zyrtari europian për shqiptarët

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, ish-Presidenti Bujar Nishani, ka zbardhur një bisedë që ka pasur me një politikanë të lartë të Bashkimit Europian, për mënyrën se si i preceptojnë europianët shqiptarët.

“Po ju them me shumë dhimbje një bisedë që pata një vit më parë, më personalitet politik shumë të lartë të Bashkimit Europian, kishte qenë 15 vite kryetar parlamenti në një nga vendet e rëndësishme të europës zotëria, dhe më tha “E di si ju preceptojmë në europë ju shqiptarëve? Ju kemi preceptuar dikur si rebel, e kishte parasysh kohën e okupimit osman, pastaj ju kemi preceptuar si marksistë, pas Luftës së Dytë Botërore, tani ju preceptojmë si trafikatë”. Ne na është nxirë faqja dhe imazhi, të gjithëve, jo vetëm kësaj qeverie”,- Bujar Nishani.

SHKARKO APP