Receta e re mjekësore, Rama ndan pamjet: Nga 1 gushti më shumë siguri për qytetarët
Nga data 1 gusht 2025 në Shqipëri do të aplikohet receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat. Kryeministri Edi Rama thotë se ky model i recetës së re ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve. ”Mjekët do të kenë mundësinë të lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet që pacientët do të kenë nevojë për trajtim afatgjatë”,-shkruan Rama.
Postimi i plotë
Nga 1 gushti, Receta e re mjekësore hyn në fuqi në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe privat. Ky model i ri i recetës, ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve të mjekut;
Përcaktim i detyrueshëm i diagnozës për të udhëzuar saktë farmacistin.
Mjekët do të kenë mundësinë të lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet që pacientët do të kenë nevojë për trajtim afatgjatë.
Emërtim gjenerik, dozë dhe mënyrë përdorimi si elementë të domosdoshëm për të shmangur keqkuptimet.
Firmë dhe vulë nga farmacisti, si garanci për origjinën dhe sigurinë e trajtimit.
KOHA JONË SONDAZH

