Referendumi i PS, votuan 84 % e anëtarësisë
Partia Socialiste, sot zyrtarisht, bëri publike rezultatet e pjesëmarrjes në referendumin e 9 prillit ku anëtarësia e PS-së u thirr për të votuar për çështjen “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër – A konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit“ –
Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi dha këto shifra: 84 % e anëtarësisë së partisë ushtruan të drejtën e votes. Gati 95 % e anëtarësisë votoi për afirmimin e normës statutore që vendosi Kongresi, për të konsideruar të rinovuar automatikisht mandatin e kryetarit të partisë kur partia fiton zgjedhjet dhe partia është në qeveri, duke sjellë një risi në Statutin e Partisë Socialiste.
Pergjigjja per PD-se
Klosi e quajti procesin transparent dhe ku u respektuan në mënyrë korrekte kërkesat që parashikon Kodi i Zgjedhjeve në Parti për mbajtjen e referendumeve.
Klosi shfrytëzoi podiumin për ti kthyer përgjigje dhe kundërshtarëve politikë , mes tyre dhe PD
“Të na kuptojë e më pas të na kopjojnë. Ftoj Partine Demokratike të kryeje njëherë procese zgjedhore te rregullta dhe transparente, ashtu siç Partia Socialiste ka vite qe zhvillon. Deklaratat për monitorim të listave apo kontroll të tyre, janë shpikje vetëm të PD, siç ndodhi në gjasme garën për kryetar të kësaj Partie.
Partia Demokratike të mësojë nga ne si bëhen zgjedhjet dhe të heqë çdo merak për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, se si cdo proces i organizuar nga ne, do të jetë i lirë, transparent dhe konform gjithë standarteve demokratike.
Rezultatet sipas Qarqeve : Mbi 90% e anëtarësisë duan Ramën
Qarku Shkodër: Pjesëmarrja në votim 88,3%, votuan me PO 98,4%
Qarku Kukës: Pjesëmarrja në votim 74,4%, votuan me PO 97,5%
Qarku Lezhë: Pjesëmarrja në votim 76,6%, votuan me PO 95%
Qarku Dibër: Pjesëmarrja në votim 86,6%, votuan me PO 97,2%
Qarku Durrës: Pjesëmarrja në votim 84,3%, votuan me PO 96,8%
Qarku Tiranë: Pjesëmarrja në votim 85,6%, votuan me PO 93%
Qarku Elbasan: Pjesëmarrja në votim 84,5%, votuan me PO 95,9%
Qarku Fier: Pjesëmarrja në votim 87,2%, votuan me PO 96,3%
Qarku Berat: Pjesëmarrja në votim 84,9%, votuan me PO 94,6%
Qarku Korçë: Pjesëmarrja në votim 86,0%, votuan me PO 93,1%
Qarku Gjirokastër: Pjesëmarrja në votim 76,5 %, votuan me PO 94,5 %
Qarku Vlorë: Pjesëmarrja në votim 83.4 %, votuan me PO 93,4 %
Në total : Pjesëmarrja 84 %, nga të cilët u përgjigjën me PO – 94,9 %.
KOHA JONË SONDAZH

