Referendumi në PS, ja si shkoi procesi në rang vendi
Mbi 81 mijë anëtarë të Partisë Socialiste, në 383 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë votojnë sot në referendumin për vendimin e kongresit. Ku pyetja për të cilën do të votojnë anëtarët socialistë është:” Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?”.
Në Fier Kreu i Asamblesë Kombëtare të PS Gramoz Ruçi e cilësoi referendumin një proces teper të rëndësishëm për të majtën.
Në Lezhë janë 2200 socialistë në të gjithë qarkun që kanë të drejtë vote në referendumin për mandatin e kryetarit.
Edhe në Korçë, procesi i votimit vijoi pa probleme.
Në Durrës procesi ka qenë normal dhe janë 3500 anëtarë të PS të thirrur për të votuar në 5 qendra në të gjithë qarkun.
Në Shkodër, Deputetja Mimoza Hafizi ka kërkuar përmes një letre publike drejtuar komisionit zgjedhor, të njihet me përbërjen e tij, dhe t’i jepet lista me adresat e e qendrave të votimit në bashkinë e Shkodrës, dhe pajisjen me fotokopjen e listave të pjesëmarrësve në votim.
Në Vlorë pjesëmarrja në votim është cilësuar e kënaqshme nga deputeti Koco Kokëdhima.
Rreth 4200 anëtarët socialistë të Elbasanit, pas paraqitjes me kartë identiteti, i janë drejtuar kutisë së votimit në të 7 bashkitë e qarkut.
Edhe në Berat e Kukës procesi ka vijuar normalisht.
Ndonëse orari zyrtar i votimit është deri në orën 16:00, ai pritet të shtyhet në vendvotimet ku konstatohen zgjedhës.
KOHA JONË SONDAZH

