Referendumi, Rama: Prania e çdo anëtari kontribut për PS-në
Kreu i PS, Edi Rama ka ftuar sërish anëtarët e partisë të votojnë në referendumin e nesërm për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse do të ketë zgjedhje për kryetar apo jo.
Kryeministri ka shkruar një status në profilin personal në facebook se e nesërmja është një ditë e shënuar dhe pjesëmarrja e çdo anëtari është kontribut për demokracinë në PS.
Neser nje dite e shenuar per PS qe pyet anetaresine me referendum:-) Pjesemarrja e çdo anetari kontribut per forcimin e demokracise ne PS
— Edi Rama (@ediramaal) April 8, 2016
Ndërsa, nga qyteti i Peshkopisë, Ben Blushi tha se, referendumi është i trukuar pasi kutitë janë mbushur një ditë para mbajtjes së tij, nga ku theksoi se, në lista nuk ka socialistë të vërtetë.
Ben Blushi: Kutitë e votimit për referendumin janë mbushur që sot
KOHA JONË SONDAZH

