Reforma/ Ambasadorët Lu e Vlahutin takojnë Xhafajn në Kryesi – FOTO

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin sapo përfunduan takimin me kreun e Komisionit të Posacëm të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Takimi është bërë në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa temë e bisedës mendohet të jetë reforma në drejtësi, si dhe ligjet bazë për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të 22 korrikut, paketë kjo e cila pritet të votohet në seancën e nesërme parlamentare.

lu-vlahutin-ne-kuvend-2

Gjithashtu, një tjetër temë e këtij takimi kanë qenë edhe zhvillimet e fundit në vend, ku sot pritet që Partia Demokratike të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese animimin e saj lidhur me draftin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, një draft ky që u miratua në seancën e jashtëzakoshme të 30 gushtit pa konsensusin e opozitës në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

lu-vlahutin

Swiss Digital Mobile Reklama

6 ligjet që shoqërojnë reformën, pjesë e paketës kushtetuese pritet të kalojnë nesër në seancë parlamentare. PD dha konsensusin për ligjin e SPAK, ndryshe nga ai i vettingut. Nuk dihet nëse opozita do të votojë edhe 5 ligjet e tjera.

lu-vlahutin-ne-kuvend-1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?