Reforma e pagave, Rama tregon rrogën e mësuesit të arsimit fillor: 76 752 lekë

Në kuadër të reformës së pagave, kryeministri Edi Rama solli sot një shembull konkret të rritjes së pagave të arsimtarëve. Rama solli në vëmendje rastin e Lediona Gushalit, mësuese e arsimit fillor, paga e re e së cilës në maj 2023 shkon në 66 480 lekë, ndërsa në vitin 2024 do të shkojë në 76 752 lekë.

”Pagat e reja falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana”.

SHKARKO APP