Reforma e pagave, Rama tregon sa shkon në 2024 për mësuesen e arsimit fillor

Kryeministri Edi Rama solli sot një tjetër shembull konkret të rritjes së pagave të arsimtarëve, në kuadër të reformës së pagave.

Rama shkruan për Anila Krypit, mësuese e arsimit fillor, paga e së cilës në maj 2023 shkon 65 960 lekë, ndërsa në vitin 2024 shkon 80 950 lekë. ”Pagat e reja janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”,-shkruan Rama.

Postimi i plotë

PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona.

Rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha.

PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet.

SHKARKO APP