Reforma futet në punimet e Kuvendit
Parlamenti ka votuar sot me 71 vota pro të mazhorancës dhe 38 kundër futjen në rend të programit të punës së Kuvendit, të draftit për reformën në drejtësi.
Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi i bëri thirrje mazhorancës të mos e votojë reformën në drejtësi pa arritjen e konsensusit me me opozitën.
Dy ditë më parë ambasadori amerikan në Tiranë është shprehur se reforma në drejtësi do të votohet në Kuvend më 21 korrik.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të shtojnë presionin mbi politikën për miratimin e kësaj reforme.
KOHA JONË SONDAZH

